Gjakova
Shkronjat

Këto ditë, është rritur fluksi i qytetarëve të Gjakovës por edhe bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, për t’u pajisur me dokumente.

Ata që kishin ardhur sot në  Qendrën për Pajisje me Dokumente në këtë komunë, u shprehën të kënaqur me shërbimet e personelit në këtë insititucion.

Zyrtarë të kësaj qendre na kanë treguar se numri i aplikuesve për dokumente është rritur që nga java e kaluar. Megjithatë, ata kanë deklaruar se për dallim nga vitet e kaluara, numri i tyre është zvogëluar, për shkak se bashkëatdhetarët po pajisen me dokumente gjatë tërë vitit.

Sa i përket pritjeve për aplikim dhe pajisje me dokumente, në këtë qendër, kanë treguar se ato zgjasin jo më shumë se 10 minuta. Pritje ka në rastet kur palët nuk janë të pajisura me të gjitha dokumentet apo për shkak të problemeve teknike.

Ndryshe, ekzistojnë dy forma të procedurave për pagesë, ajo normale si dhe urgjente. Në procedurë normale për aplikim për letërnjoftim, palët paguajnë 10 euro, ndërsa për procedurë urgjente 50 euro shtesë. Për pasaportë, në procedurë normale paguajnë 30 euro, ndërsa për atë urgjente 50 euro shtesë. E sa i përket pajisjes me patent shoferë, aplikuesit paguajnë 15 euro, e për procedurë të shpejtë 50 euro shtesë./Tv Syri Vision/