Gjakova
Shkronjat

Në qendër të qytetit të Gjakovës u bë hapja solemne e kafiterisë “Kino” e cila përfshinë Lounge Bar dhe Cakery. I pranishëm ishte edhe kryeministri I vendit Ramush Haradinaj, kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini e shumë personalitete të tjera.

Një hapësirë e këndshme dhe vend ideal për kafenë e mëngjesit dhe koktejet e mbrëmjes. Të pranishmit patën mundësinë që të festojnë me pije e ushqim të freskët dhe të shijshëm, në një ambient të ngrohtë dhe tejet shoqëror. Për argëtimin e tyre u përkujdes këngëtarja gjakovare Vesa Smolica dhe kitaristi Agron Peni. Mes argëtimit dhe muzikës të pranishmit shijuan menynë e përzgjedhur me kujdes nga mjeshtrit e kuzhinës. U pa që ky ambient ka një sipërfaqe të madhe dhe posedon një enterier dhe dizajn modern. Por jo vetëm me kaq sipas menaxhmentit gjatë këtij viti në këtë vend do të hapet edhe kinemaja e cila ka kohë që I ka munguar qytetit të Gjakovës. Një gjë e tillë u mirëprit nga vetë artistët.

Përveq pijeve freskuese dhe ushqimit  të shëndetshëm mysafirët shijuan edhe ëmbëlsira nga më të ndryshmet.

Pronari Adnan Krasniqi u shprehë falënderues për të gjithë ata që e uruan në hapjen solemne. Tashmë kjo hapësirë do të plotësojë çdo kërkesë për klientët jo vetëm nga qytetit I Gjakovës por edhe më gjërë. Një staf i kualifikuar prej 42 personash do të servirin për klientët meny të pasur me të gjitha llojet e ushqimit, pije freskuese dhe ëmbëlsira.

Kushti kryesor përmarrjen në shfrytëzim të ksa hapësire të pallatit të kultrës “Asim Vokshi” ishte funksionalizimi I kinos së qytetit gjë e cila edh do të hapet shumë shpejtë thanë menagjerët./TV Syri Vision/