Gjakova
Shkronjat

Kjo zonjë ka ardhur në kabinetin e ORL-së në Institutin e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të kontrolluar fytin.

E pas vizitës, ajo është shprehur tejet e kënaqur me shërbimet dhe kushtet që ofron ky institucion shëndetësor.

Doktoresha Arbënore Baruti-Sefa, është shprehur se për dallim prej vitit të kaluar kur në këtë periudhë, shumica e pacientëve kishin probleme me veshë, këtë vit për shkak të ndryshimeve klimatike, problemet më të shpeshta po hasen tek fyti.

Specialistja Otorinolaringologe, ka disa këshilla për mbrotjen e shëndetit, sa i përket hundës, fytit, dhe veshëve.

Ndryshe, kabineti i ORL-së brenda Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovës, posedon të gjitha pajisjet për ekzaminimin e veshit, hundës, dhe fytit.

Doktoresha na ka folur në veqanti për këtë pajisje, që i përket fjalës së fundit të teknologjisë, dhe e cila është në shërbim të pacientëve që 2 muaj.

Brenda një muaji, stafi i këtij institucioni shëndetësor, ofron shërbime mjekësore për rreth 600 pacientë.Tv Syri Vision/