Gjakova
Shkronjat

E filluan aksionin tek stacioni i autobusëve. Të gjitha njesitet relevante të stacionit policor në Gjakovë si dhe njesitet rajonale sot kanë dalur në teren për të realizuar fushatën vetëdijesuese “Së bashku për një siguri më të madhe”.

Gjatë ushtrimit të kësaj fushate zyrtarët policor ndalonin ngasësit e automjeteve  prej të cilëve paraprakisht kërkonin dokumentacionin dhe pastaj i informonin për këtë fushatë vetëdijesuese.

Përveq kësaj nga ngasësit u kërkua edhe zbatimi më i madh i ligjit në komunikacion si dhe në fushat tjera. Gjatë ditës së sotme njesitet e stacionit policore kanë dalur dhe në lokacione tjera të qytetit.

Kjo fushatë u mirëprit nga ngasësit e automjeteve.

Në kuadër të fushatës “Së bashku për një siguri më të madhe”, u bë shpërndarja e borshurave të cilat kishin mesazhe dhe këshilla për qështje të ndryshme si : Kalimi i rrugës në mënyrë më të sgurt në vendkalimin për këmbësorë, Zvogëlo rrezikun potencial për vjedhjen e veturës, pasojat nga përdorimi i substancave narkotike si dhe të tjera të cilat kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik dhe të dukurive negative në shoqëri./TV Syri Vision/