Gjakova
Shkronjat
Dje rreth ores 12:00 policia në Gjakovë ka marr informatë për të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e fshatit Babaj i Bokës. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty nga dëshmitarët është kuptuar se ishte plagosur me armë zjarri një femër me inicialet N.L e moshës 39 vjeqare, shtetase e Shqipërisë e cila nga personat në vend ngjarje ishte sjellur në spitalin e Gjakovës për trajtim mjeksorë.
Gjendja e viktimës sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë. Pas hetimeve fillestare Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të arrestoj një person të dyshuar mashkull me inicialet Q.M shtetas i Kosovës i moshës 56 vjeqare dhe është konfiskuar një armë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të së cilit personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë.Sipas policisë motivet ende nuk dihen./TV Syri Vision/