Gjakova
Shkronjat

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj u mbajt akademi përkujtimore për heroin Shaban Golaj me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij.

Hapjen e kësaj ceremonie e bëri ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Fjalën e mori edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili ndau disa kujtime për heroin Shaban Golaj.

Ata që bënënjë revokuim kujtimesh ishin bashkëluftëtarët

Në këtë akademi u bë dekretimi I heroit Shaban Golaj me urdhër të presidentit Hashim Thaqi “Hero I Kosovës”Me dëshirën e përfaqësuesit të zyrës së presidentit Smajl Syla ndarjen e dekoratës e bëri Luan Haradinaj dhe e pranoi nipi I heroit I cili ka pot ë njëjtin emër Shaban Golaj.

Në emër të familjës Golaj fjalën e mori Dash Golaj I cili pati një mesazh drejtuar presidentit dhe kryeministrit.

Heronjët dhe dëshmorët  e UCK-së ranë për lirinë e Kosovës për të mos vdekur kurrë. Gjaku I tyre është gurëthemeli I shtetit të Kosovës u tha mes tjerash në këtë akademi.TV Syri Vision/