Gjakova
Shkronjat

Në fshatin Sheremet të komunës së Gjakovës sot u mblodhën familjarë, miq, përfaqësues të kuvendit komunal, zyrtarë policor, veteranë e bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe banorë të kësaj ane për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Shaban Golaj me rastin e 20-të vjetorit të rënies së tij.

Fillimisht nënkryetari Ramadan Hoti, kryeytari i OVL-UÇK-së dega në Gjakovë, Sadri Hoxha,  komandanti I stacionit policor Major Kristë Gjokaj dhe gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varri I dëshmorit. Po në këtë ditë u bë edhe zbulimi I pllakës përkujtimore tek vendi i rënies së Shabanit në Kallavaj të Junikut.Zbulimin e saj e bënë familjarët e në mesin e tyre ishte edhe nipi I Shabanit I cili ka trashëguar të njëjtin emër.

Nga ana tjetër familjarët thanë se jemi krenarë që patëm një vëlla si Shabani.

Bashkëvendasit thanë se Shabani njihet për kontributin, meritat e veçanta dhe veprat e trimërisë dhe sakrificës në luftën e UÇK-së.

Shabanin e kujtuan edhe bashkëluftëtarët.

Shaban Ali Golaj  ka lindur me 9 mars 1970 në fshatin Lipovec. Me fillimin e luftës së Kosovës ai iu bashkua UÇK-së. Fillimisht ishte pjesë e njësisë në Gllogjan pastaj ka kaluar në Smolicë . Shabani ishte komandant I njësisë speciale I rekës së keqe. Ai ra heroikisht në fushë nderi në betejën e Kallavajt me 26 korrik 1998. Me organizim të komunës së Gjakovës dhe OVL-UÇK-së në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës  është organizuar akademi përkujtimore,me  ç’ rast do të beëht edhe dekretimi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me urdhërin “Hero I Kosovës”/ TV Syri Vision/