Gjakova
Shkronjat

Kjo autoambulancë e re e cila ka një kosto rreth 59 mijë euro nga sot i takon QKMF –së në Gjakovë. Blerjen e saj e ka bërë kuvendi komunal I Gjakovës.

Në ceremoninë e dorëzimit të qelësave I pranishëm ishte kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini, drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Adelina Shehu Kola dhepërfaqësues të tjerë.

Tashmë shërbimet do të jenë më cilësore dhe të shpejta tha drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqesnies sociale Adelina Shehu Kola.

Nga sot kjo autoambulancë do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për transport dhe sherbime të tjera mjekësore./TV Syri Vision