Gjakova
Shkronjat

Pothuajse në të gjitha vend stacionet e autobusëve nëpër rrugët kryesore të Kosovës janë të vendosura këto busshalltera, apo kabina të pritjes të cilat në shumicën e rasteve janë të dëmtuara apo jasht funksionit. Mirëpo përkundër kësaj në Kosovë  ndodhet një  fabrikë e cila bënë prodhimin e këtyre kabinave. Bëhet fjalë për fabrikën Shkumbini AG  e cila ndodhet në fshatin Prapaqan të Deçanit.

Në këtë fabrikë bëhet prodhimi I beton stacioneve më moderne, pastaj I beton garazhdave dhe produkteve të tjera të cilat janë të ndërtuara nga betoni. Kjo fabrikë e llojit të tillë është e vetmja në Ballkan. Pronarët dhe stafi drejtues  I saj thanë se ideja për të themeluar këtë fabrikë ka ardhur për shkak të mungesës së kabinave të pritjes ku qytetarët janë të detyruar që të presin në çfarëdo kushte atsmosferike.

 

Këtu puna bëhet përmes makinerisë më moderne të cilët pronarët e kanë sjellur nga Zvicrra.Se si shkon procedura e prodhimit të një kabine të stacionit na tregoj shefi I prodhimit.

Menaxheri I kësaj fabrike na tregoj se cilat janë disa nga produktet që prodhohen këtu.

Ata që po e mirëpresin prodhimin e këtyre produkteve e sidomos të kabinave të vend stacioneve janë banorët e kësaj ane të cilët thanë se vendosja e tyre në lokacione të ndryshme është shumë e nevojshme.

Me vetë iniciativë të pronarëve të fabrikës Shkumbini AG një kabinë e tillë sot u vendos në komunën e Deçanit si dhuratë për qytetarët. Nga sot në këtë qytet do të ketë një vend më të mirë për të pritur autobusët. Përveq zgjerimit në treg prnarët synojnë që të bëjnë vendosjen e këtyre kabinave edhe në komuna të tjera, ku qytetarët që presin, të jenë të mbrojtur nga reshjet atmosferike dhe të mos presin në këmbë, por të ulur./TV Syri Vision/