Gjakova
Shkronjat

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e “Qendrës së Edukimit jo-formal për Rini” në fshatin Pjetërshan të Gjakovës. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet lokale të Gjakovës,përfaqësues nga niveli qëndror, si dhe banorë të kësaj ane.

Kështu duket projekti i qendrës së edukimit jo-formal për Rini e cila do të ndërtohet në fshatin Pjtërshan të komunës së Gjakovës. Me rastin e ceremonisë së gurthemelit sot në këtë fshat erdhën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet lokale dhe qëndrore. Vënien e gurthemelit për fillimin e punimeve për ndërtimin e këtij objekti e bëri minstri Kujtim Gashi së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe përfaqësues të organizatës YMCA.  Kjo qendër është e para dhe më e madhja në Kosovë, rajon dhe më gjërë.Në fjalën e tij të rastit ministri Gashi tha se ky gurthemel ka qenë një ëndërr e gjithë të rinjëve dhe sot po e fillojnë projektin e këtij  kampi cili do të jetë model amerikan.

Ministri Gashi tha se ky porjekt ka dy faza.

Nga ana tjetër kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, tha se komuna e Gjakovës dhe Kosova në përgjithësi ka përfituar nga ky projekt. Ai tha se ky kamp d të krijoj solidaritet në mes të njerëzve jo vetëm në komunën e Gjakovës porn ë gjithë Kosovën.

Gjini pati edhe një lajm për banorët e këtushëm dhe të gjitha ata që tashmë do ta frekuentojnë këtë vend.

Fjëln e  mori edhe presidenti i Bordit të Drejtorëve të Organizatës YMCA, Petrit Bejdoni I cili ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtoret, të cilët ndihmuan për implementimin e këtij projekti.

Ministria për kulturë rini dhe sport ka ndarë ndarë një shumë prej 150 mijë eurove për financimin e këtij projekti.Ndër të tjera u tha se programet edukimit joformal nga viti i ardhshëm do implementohen në këtë kamp, i cili synon të jetë nikoqir i të rinjve nga e tërë bota./TV Syri Vision/