Gjakova
Shkronjat

Sot në qytetin e Gjakovës është realizuar kampanja vetëdijesuese kundër përdorimit të telefonave gjatë vozitjes e cila shërbën si thirrje e radhës për ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Me këtë rast përfaqësues të organizatës “Ec Ma Ndryshe”  në bashkpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe aktivistë të tjerë shpërndanë broshura në secilën makinë në qytet. Mirëpo e gjithë kjo ide për realizimin e kësaj kampanje ka ardhur nga nxënësja nga komuna e Gjakovës Kleita Koci.

Kjo ide ka gjetur përkrahjen nga organizata “Ec Ma Ndryshe” e cila pka organizuar shkollën e aktizimit me nxënës të shkollave të mesme nga ku edhe ka dal ky shqetësim.

Në krahasim me periudhën jana-qershor të vitit të kaluar, këtë vit vërehet një rënie në numrin e aksidentve në trafik kështu tha kryetari I KVRL-së Ideal Zhaveli.

Kjo kampmanjë është financuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë” dhe është financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile./TV Syri Vision.