Gjakova
Shkronjat

Në pazarin e vjetër të qytetit të Gjakovës u organizua një natë verore ndryshe prej herave tw tjera. “Gjakova feston” është aktiviteti I radhës I cili u organizua nga kuvendi komunal I Gjakovës. Kjo festë është dedikuar për bashkatdhetarët, për ata që shkrijnë mundin e tyre gjatë tërë vitit jashtë atdheut dhe pushimin e bëjnë në sofrën ku janë rritur. 

Të rinjë e familjarë patën mundësinë që të kalojnë mbrëmjen në shoqërimin e muzikës së mirë live dhe  të freskohen me pije të ndryshme, produkte vendore dhe miq zemre. Atmosfera e kësaj mbremje u ndezë kur në skenë doli këngëtari Vedat Ademi I cili performojë këngë të ndryshme. Falënderues për këtë organizim u shprehën bashkatdhetarët të cilët thanë se kanë ardhur për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të tyre,

 

Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin qytetarë të grupmoshave të ndryshme të cilët u argëtuan deri në orët e vona. Se qyteti i Gjakovës ka një kulturë dhe traditë të muzikës e thanë edhe vetë këngëtarët.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë që të argëtohen me performancën e  këngëtarve Vedat Ademi dhe Jericho. Ky aktivitet I cili ka moton “Bashkaatdhetarë mirëserdhët në shtëpinë tuaj” do të vazhdojë edhe sonte ku do të performojë live grupi Elita 5. Përgjatë këtyre netëve në qytetin e Gjakovës do të mbretërojë një atmosferë miqësore dhe shumë argëtuese./TV Syri Vision/