Gjakova
Shkronjat

Pas 75 ditësh qendra rekreative Shkugëza do të ketë 4 kilometra me shtigje për ecje, kështu tha kryetari I komunës Ardian Gjini gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve. Ky projekt është në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik dhe punimet për këto shtigje do ti kushtojnë kuvendit komunal rreth 120 mijë euro.

Kështu do të duket projekti I shtigjeve për ecje të cilat do të ndërtohen në qendrën rekreative Shkugëza. Në fillimin e punimeve për ndërtimin e këtyre shtigjeve I pranishëm ishte kryetari i komunës së Gjakovës  Ardian Gjini. Ky projekt është në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik dhe përfshinë ndërtimin e 6 shtigjeve gjatësia e të cilave është rreth 4 kilometra. Ky investim buxhetit komunal do ti kushton rreth 120.000€.


Kryetari Gjini gjithashtu kërkoj që secili prej nesh të kujdesemi për natyrën. Tashmë qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë këto shtigje për rekreancion si ecje, shëtije në natyrë dhe ambient të freskët..TV Syri Vision/