Gjakova
Shkronjat

Një shofer I autobusit  të agjencisë turistike “Meti Komerc” është ndaluar nga policia në vendkalimin kufitar “Dheu I Bardhë” .

Faton Zhubaj është shoferi I cili ishte duke I dërguar disa udhëtarë në një aheng familjarë në Bujanovc. Sipas menaxherit të agjencisë “Meti Komerc” shoferi është ndaluar vetëm për verifikim dokumentacioni mirëpo gjatë kontrollës policia pa asnjë arsye e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar për në Serbi.

Faton Zhubaj është I lindur në vitin 1971 nga fshati Baballoq.Rasti I tij është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës e poashtu edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Insitucionet relevante menjëherë kanë kontaktuar organet e drejtësisë në Beograd dhe sipas informatave të zyrtarëve të ministirsë,  Faton Zhubaj  është dërguar në Serbi dhe rasti I tij do të procedohet në Gjykatën Speciale ku ai do të gjykohet pasiqë sipas tyre ai ka qenë pjesëtarë i ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Lidhur me këtë është informuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës e cila ka shprehur gatishmërinë që të marrë të gjitha masat ligjore në zbardhje të këtij rasti./TV Syri Vision/