Gjakova
Shkronjat

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar një komunikatë për media ku në bazë të hetimeve që ka bërë ka konstatuar se aktori gjakovar Art Kurti ka bërë vetëvrasje.

Aktori gjakovar Art Kurti ka kryer vetëvrasje kështu kanë konstatuar organet e hetuesisë. Në muajin prill Kurti ishte gjetur pa shenja jete dhe me plumb në kokë në veturë ne rrugën Gjakovë- Goden  në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit”. Prokuroria Themelore në Gjakovë në deklaratën e lëshuar  për media ku në bazë të hetimeve që ka bërë konstaton se Art Kurti bëri vetvrasje. ”Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, të datës 24 Prill 2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të datës 1 Qershor 2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës, për rastin e Kurtit. Vetura e tipit Tauran ku Kurti u gjet I vdekur besohet të ketë qenë e shkokut të tij. Së fundmi Art Kurti kishte qenë këshilltar për rini në kabinetin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini./TV Syri Vision/