Gjakova
Shkronjat

Përkundër faktit që në sezonin veror ka një fluks më të madh të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, gjendja e sigurisë rrugore është më e mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar duke u bazuar në statistikat e aksidenteve rrugore. Komandanti I trafikut rrugor, toger Albin Sahatqija tha se ka rënie të aksidenteve rreth 30%  dhe se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me pasoja fatale.

Policia ka marrë të gjitha masat e duhura sa I përket parandalimit të aksidenteve, ku ka formuar task forcën gjatë sezonës verore. Sahatqija tha se qëllimi I kësaj task force është ofrimi I sigurisë në trafikun rrugor përmes masave ndëshkimore në disa kundërvajtje.

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion. Sahatqija përmendi disa nga gjobat për ngasësit që tejkalojnë shpejtësinë brenda zonës urbane dhe jashtë zonës urbane.

Toger Sahatqija shtoi se përkundër fushatave vetëdijesuese dhe planeve operative Policia e Trafikut Rajonal do të vazhdojë me aktivitete ku nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtuesit e mjeteve të cilat shkaktojnë kundervatje të rënda e të cilat janë shkaku kryesor I aksidenteve fatale./TV Syri Vision/