Gjakova
Shkronjat

Tashmë këtyre gropave të rrugës regjionale që lidh komunën e Gjakovës me komunën e Junikut do të ju vije fundi. Kjo për faktin se sot në fshatin Ponoshec filluan punimet për rikonstrukturimin dhe asfaltimin e kësaj rruge. Në fillimin e punimve i pranishëm ishte ministri i infrastrukturës Pal Lekaj i shoqëruar nga zyrtarët e kuvendit komunal të Gjakovës. Ky projekt infrastrukturor është investim nga ministria e infrastrukturës dhe ka një kosto prej 700 mijë euro. Kyd he shumë projkete të tjera tregojnë se komuna e Gjakovës është bërë pjesë e hartës së investimeve nga qeveria kështu tha ministri Lekaj.

Ministri Lekaj përmendi edhe disa projekte tjera të rëndësishme të cilat do të realizohen në komuën e Gjakovës.

Kjo rrugë e lidh komunën e Gjakovës me Junikun dhe Deçanin, poashtu frekuentohet jo vetëm nga banorët e fshatërave të Rekës së Keqe por edhe të Malësisë së Gjakovës.Ky investim mirëprit nga banorët e kësaj ane.

Punimet për asfaltimin e kësaj rruge do të përfundojnë brenda afatit kohor prej 60 ditë pune. Ndër të tjera ministri Pal Lekaj është shprehur se të gjitha këto projekte infrastrukturore do të ndikojnë në zhvillimin rural, ekonomik e social të fshatrave dhe qytetit të Gjakovës si dhe do të rrisin në përgjithësi kapacitetet turistike të Kosovës./TV Syri Vision/