Gjakova
Shkronjat

Ka shtatë vite që sportit gjakovar I është bashkuar klubi I basketbollit “Gjakova-Ylli 04”.Gjatë këtyre viteve ky klub ka treguar suksese të shumta dhe një gjë të tillë po e vazhdon edhe tani. Trajnerët thonë se këtu ka talent të basketbollit.

 Këta janë basketbollistët e rinjë të klubit “Gjakova-Ylli 04”. Ka shtatë vite që në qytetin e Gjakovës është themeluar ky klub I cili të njëjtën kohë është edhe shkollë e basketbollit.Mirëpo që këta djelmosha  të jenë të sukseshëm në arenen e sportive po përkujdesen trajnerët Hektor Grezda dhe Driton Puka të cilët po japin kontributin e tyre në avancimin e basketbollistëve.

Puka na tregoj edhe disa nga sukseset që I ka pasur ky klub. Vlen të theksohet se basketbollisti Luan Gaxha tashmë luan në një klub në Kroaci dhe Klit Xharavina ka qenë pjesëmarrës në kampi në Amerikë, ku edhe është vlerësuar pozitivisht.

Nga ana tjetër basketbollistët thanë se synojnë në të ardhmen të përfaqësojnë jo vetëm Gjakovën por edhe Kosovën.

 

Më shumë se një vit këta të rinjë po i ushtron dhe mëson trajneri Hektor Grezda i cili me vullnet dhe me perkushtim të madh po punon me të gjithë lojtarët e klubit. Grezda na tregoj se që nga vitet e 90-ta mirret me këtë sport dhe synon që nga ky klub të nxjerr talent të rinj.

Trajnerët thanë se synimi I klubit është që pas dy viteve të startojë me garat e ligës së parë në kategorinë e grupmoshave U14, U16 dhe  U18. Ndërsa në vitin e ardhshëm pritet që tre basketbollistët Olti Juniku, Fisnik Podrimja dhe Dren Bajraktari të shkojnë në Amerikë dhe të bëhen pjesë e klubeve të basketbollit./TV Syri Vision