Gjakova
Shkronjat

Sipas sektorit të gjendjes civile në komunën e Gjakovës gjatë periudhës gjashtë mujore të vitit 2018 statistikat tregojnë se numri i lindjeve nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, mirëpo ka një numër më të madh të regjistrimit të vdekjeve të rregullta nga 195 sa kanë qenë vitin e kaluar këtë vit numri i tyre është rritur në 222 vdekje të rregullta.

Brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2018  në qytetin e Gjakovës është rritur numri vdekjeve. Sipas  të dhënave të sektorit të gjendjes civile në vitin 2017 kishte 195 vdekje të rregullta kurse në vitin 2018 është rritur numri në 222. Ndërsa sa i përket lindjeve deri më tani më sistem, janë të regjistruara 813 lindje. Mirëpo sipas udhëheqësese të këtij sektori Teuta Vokshi këto statistika nuk janë përfundimtare pasi që ka raste kur prindërit nuk paraqiten për ti regjistruar  fëmijët e tyre, e disa të tjerë regjistrohen në  sistemin e gjendjes civile në  spital. Kurse sa i përket martesave ka pasur rënie të numrit 21 më pak nga ai 235 sa ishte në vitin 2017.

Regjistrimi  në sitemin e gjendjes civile është një obligim ligjor të cilin cdo qytetar duhet ta kryej. Sipas Vokshit sfidë mbeten rastet të cilat nuk paraqiten për tu regjistruar sidomos ato të lindjeve ku prindërit nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre, e për këto raste pëson edhe gjoba.

Poashtu  ajo apelon tek të gjithë ata që bëjnë kurorëzime në institucionet fetare të kryejnë këtë obligim edhe në mënyrë ligjore.Sipas zyrtarëve të këtij sektori një lehtësim të punës së tyre e kanë bërë edhe E-kiosket të cilat janë të vendosura në lokacione të ndryshme në qytet dhe qendra tjera të regjistrimit. Gjatë sezonit të verës në mënyrë që qytetarët të kenë një lehtësim gjatë paisjes me dokumente sektori i gjendjes civile në kuvendin komunal nuk do të ketë pauzë deri me 15 shtator dhe shërbimet do të ofrohen me orar të zgjatur deri në orën 18:00./TV Syri Vision/