Gjakova
Shkronjat

Me organizim të kuvendit komunal dhe drejtorisë për kulturë rini dhe sport në Gjakovë u mbajt turneu me veteranët e futbollit. E gjithë kjo u mbajt në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Lleshi. Pjesëmarrës të këtij aktiviteti sportiv ishin veteranët e klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova dhe Besa nga Peja.

Vlen të theksohet se pjesë e këtyre dy klubeve kanë qenë edhe dy nga vëllezërit Lleshi. Fitues i këtij turne arriti të jetë klubi i futbollit Besa. Me këtë rast u ndaën mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe kupa  për fituesin. Ndarjen e tyre e bënë drejtor për mbrojtje dhe shpëtim pran kuvendit komunal Luan Dinaj dhe zyrtari i sektorit të sportit Gëzim Daka të cilët thanë se ky aktivitet tashmë do të bëhet tradicional.

 

Të lumtur që ishin pjesë e këtij aktiviteti u shprehën veteranët e klubit të Besës.

Vëllau i dëshmorvë Lleshi, Gega i cili njëherit edhe ishte pjesë e lojës së futbollit tha se është krenari që përmes sportit ti kujtojnë më të dashurit e tyre.

Përveq aktivitetit sportiv sot në fshatin Vraniq do të mbahet tubim perkujtimor në nderim të 20-të vjetorit të rënies së dëshmorevë Mark, Prend,  Kolë dhe Memë Lleshi./tTV Syri Vision/