Gjakova
Shkronjat

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në lagjen Brekoc të Gjakovës, ku Pjetër Nrecaj vrau me breshëri kallashnikovi ish-bashkëshorten e tij Valbona Marku Nrecaj dhe një nga vajzat e tyre nëntë  vjeqaren K.N. Sipas policisë vetëm pak orë para krimit viktima kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj, pasi i kishte dërguar një mesazh kërcënues.

Rreth orës 21:00,  43 vjeqari Pjetër Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë. Kësaj vrasje të dyfishtë e cila tronditi Gjakovën I ka paraprirë një  një konflikti të mëhershëm në mes të së ndjerës dhetë pandehurit. Arsyeja që e shtyu Ndrecajn ta kryejë vrasjen e dyfishtë, sipas prokurorisë themelore në Gjakovë ka të bëjë pikërisht me divorcin, i cili ishte përfunduar para një muaji. Kryeprokurori Ali Selimaj se autori kishte kërcënuar viktimën dhe më parë dhe për këtë arsye kishte qëndruar një muaj në paraburgim.

Televizioni Syri Vision ka tentuar të marrë një pronocim nga anëtarët e ngushtë të familjes. Mirëpo prapa kamerës ata kanë thënë se po e përjetojnë shumë rëndë këtë situatë dhe nuk mund të deklarohen. Por një deklaratë e ka dhënë familjari I viktimave I cili në mes dhimbjesh tha se kjo tragjedi erdhi si mungesë e rendit dhe ligjit, si mungesë e mbrojtjes së gjinisë femrore nga dhuna në familje.

Sipas Kryeprokurorit Selimaj, pas lajmërimit të rastit njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e Pjetër Nrecaj, mirëpo nuk ia kanë dalë ta gjejnë.

40-vjeçarja Valbona Marku Nrecaj, ishte me origjinë nga Tropoja. Prokuroria bën të ditur se autori i vrasjes ka precedentë penalë si dhe është shoqëruar disa herë në polici, pasi ka ushtruar dhunë në familje. Çifti kishte pesë fëmijë, tre prej të cilëve jetonin me nënën e tyre, dhe dy me babain.Kryerësi I veprës Pjetër Nrecaj tashmë është arrestuar dhedoti caktohet masa e paraburgimit, sipas prokurorisë organet e rendit do të marrin të gjitha masat ligjore në zbardhje të këtij rasti./TV Syri Vision/