Gjakova
Shkronjat

Në fshatin Lubizhdë të Hasit sot është bërë inaugurimi për furnizimin me ujë të pijshëm, në kuadër të projektit “Rehabilitimi I sistemeve rurale të ujësjellësit në zonën e shërbimit të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të KRU “Gjakova”, kryetari I komunës së Priznrenit Mytaher Haskuka, përfaqësues të donatorvëe nga qeveria zvicerane dhe banorë të këtij fshati. Ky projekt I cili kap vlerën e investimit rreth 1 milionë euro është financuar nga qeveria zvicerane, qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga KRU “Gjakova”.Në këtë investim është përfshirë gypi kryesor nga Rugova deri në fshatin Kabash dhe nga Fshati Kabash deri tek rezervari në Lubizhdë.Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve kryshefi ekzekutiv I KRU “Gjakova” ISMET Ahmeti tha se është duke u punuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit edhe në zonat tjera dhe furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë 21 orë.

Nga ana tjetër kryetari I Prizrenit Mytaher Haskuka tha se shumë shpejt do të fillojnë punimet edhe në ndrrimin e rrjetit sekondar në fshat, që do të realizohet nga komuna e Prizrenit dhe KRU “Gjakova”.

Edhe përfaqësues të qeverisë zvicerane I uruan banorët për këtë projekt I cili është jetik.

Mirëpo para se të bëhej ky inaugurim banorët e kësaj ane nga këto kroje janë furnizuar më ujë të pijshëm. Ata thanë se mungesa e ujit të pijshëm ka qenë sfidë për një kohë të gjatë dhe ky investim është  mirëpritur.

 

Në fshatin Lubizhdë janë 380 shtëpi me rreth 2100 banorë mirëpo përfshirë edhe diasporën janë rreth 4 mijë banorë. Në ceremonin e inaugurimit të furnizimit me ujë u bë thirje që të mos bëhet keqpërdorimi I ujit./TV Syri Vision/