Gjakova
Shkronjat

 Në një konferencë për media përfaqësues të Alternativës dega në Gjakovë kanë thënë se gjatë kësaj qeverisje kemi vërejtur një mori shkeljesh me theks të veqantë në shërbimet publike.

Nënkryetarja e kësaj partie Diana Qarkagjia tha se gjatë monitorimit që ka bërë subjekti alternativa fokus të veqant ka qenë punësimi I cili sipas saj është bërë punësimi pa kushte dhe kritere përkatëse.

Gjatë kësaj konferencë u prezantua edhe një video përmes të cilës u shfaqën disa nga personat të cilët sipas Alternativës janë punësuar sipas mënyrës partiake.

Përfaqësuesit e alternativës thanë se janë duke grumbulluar edhe fakte të tjera të cilat sipas tyre tregojnë shkeljet ligjore që janë bërë në institucione të ndryshme e që do ti publikojnë në konferencat e radhës. Ata  I bënë thirrje kryetarit Gjini që ti kthehet shërbimit ndaj qytetarëve dhe të përqëndrohet në projekte kapitale./TV Syri Vision/