Gjakova
Shkronjat

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në Gjakovë. Ai u prit nga kryetari i komunës Ardian Gjini me c’rast bënë inaugurimin e rrugës Bardhaniq-Dashinoc gjatësia e së cilës është 6 mijë e 784 metra.

Ky projekt është investim nga ministria e infrastrukturës dhe kap vlerën prej 572 mijë euro.

 

Gjatë ditës së sotme kryetari Gjini dhe ministri Lekaj kanë inauguruar edhe një tjetër rrugë që lidhë Dushkajën me Rekën e Mirë, konkretisht rrugën 2 kilometërshe e cila lidhë fshatërat Skivjan – Novosellë – Janosh – Dushkajë. Vlera e investimit është rreth 200 mijë euro, financim ky nga ministria e Infrastrukturës.

 

Falënderues për këtë ivestim u shprehën banorët e fshatit Skivajn.

Ministri Lekaj bashkërisht me kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët tjerë  morën pjesë edhe në një tjetër inaugurim. Nga sot i banorët e Hasit i janë gëzuar këtij projekti infrastrukturor. Bëhet fjalë për rrugën Pnish-Demjan, gjatësia e të cilës është 5 kilometra dhe kap vlerën e investimit mbi 360 mijë euro.

Të lumtur që kjo rrugë iu shtua infrastrukturës së Hasit u shprehën banorët.

Vlera e përgjithshme e këtyre tri projekte infrastrukturore që sot u inauguruan në komunën e Gjakovës është 1.2 milionë euro.Gjatë këtyre inaugurimeve u tha se komuna e Gjakovës dhe ministria e Infrastrukturës kanë edhe projekte tjera të përbashkëta, e të cilat do të realizohen gjatë ditëve në vazhdim./TV Syri Vision/