Gjakova
Shkronjat

Shoqata e Transportit të Udhëtarëve në Gjakovë ka ndalur grevën, të cilën e nisi të enjten e javës së kaluar.

Anëtarë të kësaj shoqate, thanë se një vendim të tillë e morrën pas marrëveshjes së arritur me udhëheqës dhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Shoqata u ka kërkuar falje udhëtarëve për grevën, duke thënë se nuk patën zgjidhje tjetër.

Pas ndërprejrjes së grevës, udhëtarët patën mundësi të udhëtonin për në Prishtinë që nga ora 13 e tutje./Tv Syri Vision/