Gjakova
Shkronjat

Kryetari I komunës Ardian Gjini me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 ka vizituar disa shkolla në qytet dhe në fshatëra të Gjakovës. Gjini uroj mësimdhënësit dhe nxënësit që ky vit I ri shkollor të jetë i mbarë dhe I suksesshëm për të gjitha shkollat e komunës tonë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 I pari I komunës Ardian Gjini I shqoëruar nga bashkëpunëotrët e tij ka vizituar gjimnazin “Hajdar Dushi” ku u takua me stafin drejtues, mësimdhënësit dhe nxënësit. Falënderues për këtë vizitë u shpreh drejtori Bedri Cahani I cili tha se do të punojmë drejt ngritjes dhe cilësisë së arsimit. Ndërsa kryetari Gjini gjatë urimit tij tha se keni një mision I cili me të vërtetë është një mision fisnik që secili prej jush duhet të ndiheni krenar për shkak që drejtpërdrejt invenstoni në gjeneratat e reja dhe në të ardhmen e vendit.

Drejtoria komunale e arsimit në bashkpunim me akterët tjerë relevant është e përkuhstuar që të ofrojë një infrastrukturë më të mirë në të gjitha shkollat e komunës kështu tha drejtori Bernard Frrokaj.

Me rastin e fillimit të këtij viti shkollor një vizitë iu bë edhe shkollës fillore “Zekeria Rexha”. Përveq mësimdhënësve kryetarin Gjini e pritën edhe nxënësit nga të cilët pranoj një buqetë me lule. Drejtori I këtij institucioni Pleurat Rudi falënderoj kryetarin për vizitën. Ai tha se do të punojmë bashkarishtpër edukimin e gjeneratave të reja. Nga ana tjetër kryetari Gjini gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit  apeloj që të punohet për një arsim dhe edukim cilësor.Gjatë ditës sotme kryetari Gjini së bashku me bashkpunëtorët e tij vazhduan vizitën edhe në disa shkolla fillore të fshatërave të komunës së Gjakovës me c;rast uruan nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor./TV Syri Vision/