Gjakova
Shkronjat

Fshati Zylfaj i Gjakovës i cili tash është i braktisur por banorët janë optimistë se aty mund të zhvillohet jeta. Bile ata kanë marrë iniciativë që ta rregullojnë rrugën vetë.

Këta janë disa nga banorët që kanë jetuar në fshatin Zylfaj.Ata në mënyrë të organizuar kanë filluar që ta rregullojnë rrugën e vendlindjes së tyre me zhavor gjatësia e së cilës është 6 kilometra. Këtë iniciativë e morën me qëllim që ta kenë më të lehtë qarkullimin sa herë që vijnë këtu. Sipas tyre pjesa dërmuese e banorëve jetojnë jashtë vendit kjo për faktin se në mungesë të infrastrukturës së përgjithshme si rrugës, rrymës dhe ujit.

Ata thanë se ndër vite kanë paraqitur kërkesat e tyre në kuvendin komunal por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Këtu jeton vetëm një familje.E shtëpitë tjera janë të boshatisura. Ani pse banorët vijnë shpesh këtu ata thonë se po të kishin të paktën të rregulluar rrugën do të ktheheshin në fshat të kujdesen për tokën e tyre e cila ka metur djerrinë.

Nga ana tjetër drejtori për shërvbime publike pranë kuvendit komunal Shkumbin Kastratoi tha për fshatin Zylfaj nuk ka ndonjë projket të planifikuar për këtë vit buxhetor, mirëpo mbetet që në vitet në vazhdim të rishikohet ndonjë mundësi.

Deri sa kuvendi komunal i Gjakovës të ndërmerrë masa për të bërë ndonjë investim infrastrukturor në fshatin Zylfaj, banorët mbesin me shpresën që një ditë të kthehen në vendlinejn e tyre. Ata synojnë që të ketë jetesë përsëri në këtë fshat i cili dikur kishte 60 shtëpi dhe bujqësia ishte një ndër veprimtaritë kryesore me të cilen ata mirreshin./TV Syri Vision/