Gjakova
Shkronjat

Janë inauguruar tri projekte infrastrukturore  të cilat kuvendit komunal të Gjakovës i kanë kushtuar në një kosto prej 200 mijë euro. Fillimisht I pari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëbunëtorët vizitoj rajonin e Dushkajës, konretisht fshatin Rashkoc me ç’rast u bë edhe përurimi i rrugës së këtij fshati ku të pranishëm ishin edhe banorët e kësaj ane.

Asfaltimi i kësaj rruge e ka bërë më të lehtë qarkullimi kështu thanë banorët të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtij projekti.

Një tjetër projekt infrastrukturor që sot u përurua është edhe rruga në afërsi të  shkollës në fshatin Osek Hylë. Këtu është bërë rregullimi dhe shtrimi i rrugës në kubëza.

 

Gjatë ditës sotme kryetari Ardian Gjini bashkarisht me bashkëpunëtorët e tjerë komunal bënë përurimin e hapësirës tek qerdhja “Deva”.

Rregullimi dhe sanimi i kësaj pjese e cila ka një hapësirë prej 1500 metra katror kuvendit komunal i ka kushtuar rreth 22 mijë euro./TV Syri Vision/