Gjakova
Shkronjat

Sot është bërë hapja solemne e kësaj salle rekreative, në të cilën ndodhet edhe mensja e shkollës, hapësirë kjo e cila nga tash është pjesë e Qendrës për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.

Një sallë e tillë është donacion nga Qeveria Gjermane dhe Renovabis. I pari i këtij institucioni arsimor, Petrit Hasanaj, gjatë fjalës së tij hyrëse, u shpreh se kjo hapësirë rekreative do të shërbejë për aktivitete të ndryshme.

E para e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhia u shpreh se për të është kënaqësi sa herë që vjen të jetë pjesë e përurimeve të projekteve që realizon ky institucion.

E përfaqësuesi i Renovabis, tha se ky nuk është projekti i parë që realizon kjo kompani në Kosovë, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me arsimin.

 

Prezentë në përurimin e kësaj salle, ishin edhe përfaqësues të komuniteteve fetare në komunën e Gjakovës. Bile njëri prej tyre pati edhe porosi për nxënësit e kësaj qendre.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ishte edhe ky kënd me piktura të punuara nga nxënësit e e Qendrës për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë./Tv Syri Vision/