Gjakova
Shkronjat

Familja Baçi nga fshati Papaj i rrethit të Tropojës është bërë me shtëpi të re. Këtë familje e ndihmuan shumë persona, mirëpo donator kryesori për ndërtimin e shtëpisë është shoqata “Mërgata” me seli në Australi.

Në dorëzimin e qelësave nuk munguan urimet dhe emocionet. Kryefamiljari Pëllumbi na tregoj se në vitin 2015 atij iu është djegur shtëpia dhe që nga ajo kohe e deri sot kanë jetuar në këtë kasolle. Ai ishte pjesëtarë i UÇK-së  dhe të parët që i dolën në ndihmë ishin shokët.

Përfaqësuesit e shoqatës “Mërgata” të cilët i morën përsipër punimet të cilat i kishte lënë në gjysmë shoqata Diaspora thanë se janë të lumtur që falë vullnetmirëve arritën që t’ia sigurojnë një kulm mbi kokë familjes Baçi.

Familja Baçi përveq që u bë me shtëpi të re, këto ditë pati edhe një gëzim. Binjakët Amari dhe Amra janë anëtarët më të ri që iu shtuan familjes. Tashmë Nëna Hatixhe me djalin e saj Pëllumbin dhe anëtarët tjerë do të jetojnë në këtë shtëpi e cila ka një dhomë qëndrimi, kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe banjo. Investimet  kësisoji janë të mirëpritura për secilën familje e cila jeton në gjendje të mjerushme./TV Syri Vision/