Gjakova
Shkronjat

Në stadium e qytetit në Gjakovë është zhvilluar ndeshja miqësore në mes të klubit të futbollit Vëllaznimi dhe  Reprezenatcionit të Kosovës. Kjo lojë miqësore u luajt në kuadër të përgatitjeve që po i bëjnë para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen nga 10 tetori deri më 16 tetori në Hungari.

Një grummbullim të tillë reprezentacioni i Kosovës e ka filluar me 5 shtator ku ka zhvilluar ndeshje me KF ” 2 Korriku”  në Prishtinë. Për këtë kualifikim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi tha se ka ftuar 27 futbollistë në mesin e tyre ka edhe futbollistë të klubit Vëllaznimi dhe ndonjë tjetër që ka mundësi të bashkohet në radhët e Kombëtares.

Përveq dashamirëve të futbollit të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe stafi drejtues dhe menagjerial i klubit gjakovar Vëllaznimi si dhe stafi menagjerial i klubit frances Nantes të cilët kanë ardhur nga Franca për të vëzhguar futbollistët e Kosovës dhe Vëllaznimit.

Ndeshja në mes të KF Vëllaznimi dhe  Reprezenatcionit të Kosovës u zhvilua me një tempo të njëjtë të të dyja anëve. Edhe pse pati aksione të shumta shënimi loja u mbyll me rezultat të barabartët 1 me 1. Të kujtojmë se klubi gjakovar për këtë sezon ka bërë të gjitha përgatitjet si dhe  disa perforcime të cilat sipas menagjerit Besnik Gojani janë të qëlluara.

Vëllaznimi të dielën do të zhvillojë ndeshje me KF Drenasi e cila luhet në kuadër të ligës së parë. Ndeshja fillon në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë./TV Syri Vision/