Gjakova
Shkronjat

Besimtarët e famullisë Lindja e Zonjës së Bekuar në Bec të Gjakovës  kremtuan 100 vjetorin e ndërtimit të kishës. Në këtë ceremoni u lutën për paqe e mirësi në familjet secilit. Mesha u Udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. 

Me celebrim festiv dhe rite fetare u kremtua 100 vjetori i ndërtimit të kishes Lindja e Zonjës Bekuar në fshatin Bec të Gjakovës. Përveq besimtarëve të kësaj famullie të pranishëm në këtë ceremoni  ishin edhe  përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore. Meshën e kësaj  feste e udhëhoqi Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji  I cili i është lutur Zotit që zemrat e të gjithë qytetarëve të kenë bujari.

I pranishëm në këtë kremtim ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili uroj që të dëgjohet këmbana e Kishes gjithmonë dhe të ngjallë dashuri në zemrat e popullit shqiptar.

Në pamundësi që të ishte prezent kryeministri i kosovës Ramush Haradinaj, përveq urimeve në shenjë mirënjohje dhuroj medalje për Kishen, të cilat i përcolli Lahi Brahimaj.

 

Krejt në fund të ceremonisë u bë bekimi i besimtarëve si dhe u përcollën mesazhe për paqe dashuri dhe solidaritet./TV Syri Vision/