Gjakova
Shkronjat

Takimi i ndeshjes filloj me një risi. Klubi i futbollit Vëllaznimi e filloj ndeshjen me klubin e futbollit Drenasi me fanellën e re. Vëllaznimi tashmë do të luaj me fanella të reja të cilat janë nga marka e njohur e veshjeve, ‘Macron’ e që do të barten nga futbollistët gjakovarë.

Fanella të reja por me traditë të vjetër, me dizajn dhe ngjyrë të cilën e kanë bartur vite më parë futbollistët e skuadrës kuq e zi. Në pjesën e parë ndeshjes nuk pati ndonjë rast të veqantë shënimi edhe pse të dyja skuadrat luftonin për të shënuar. Mirëpo minuta e 24 e kësaj pjese nuk ishte e mirë për Vëllaznimin pasi që futbollisti Jeton Dushi pësoj një lëndim në gjurin e majtë të cilin e shkaktoj Bajram Kërndali nga skuadra e Drenasit. Ky lëndim e detyroj atë që të braktisë lojën para kohe. Edhe pjesa e dytë e lojës filloj e qetë. Edhe pse të pakta ishin rastet e shënimit, atmosfera e krijuar në tribuna nga tifozët nuk mungoj. Përveq tifozëve i pranishëm në stadium ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini si dhe legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana.  Në minutat e fundit të lojës skuadra gjakovare këmbëngulte që të shënoj në portën e kundërshtarit një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 0:0. Për Vëllaznimin ky është barazimi i parë pas dy fitoreve radhazi në dy xhirot e para ndërsa për Drenasin ky ishte barazimi i parë pas një fitore dhe një humbjeje. Kjo ishte xhiroja e tretë e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës. Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi do të përballet me Dukagjinin në Klinë , kurse Drenasi pret skuadrën e Arbërisë në shtëpi./TV Syri Vision/