Gjakova
Shkronjat

Me organizim të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës dhe bashkpunim të kuvendit komunal, gjegjësisht drejtorisë për kulturë rini dhe sport në Gjakovë para një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të këtij sporti u mbajt gara automobilistike në disiplinën sllallom.Garat u zhvilluan në kategori profesionale varësisht nga fuqia e motorrit të veturës. Në këtë garë ishin gjithsej 38 garues të kategorive të ndryshme dhe 9 klasë.

Garuesit ishin nga autoklubet e vendeve të ndryshme si Gjakova, Prishtina, Prizreni, Ferizaji etj. Për secilën klasë u ndanë tri qmimet e para për garuesit më të sukseshsmën në garë. Në mesin e qmimeve ishte edhe qmimi Plasmani Gjeneral ku vendin e parë apo si garues më i shpejt në këtë garë  u shpall Bujar Gola, anëtar i Auto Klubit HCR Gjakova. Gola me veturën e tij Peugeot 106 deri te fitorja përfshirë të dyja vozitjet arriti me kohën 01:54.412 minuta, ndërsa shtegu ishte i gjatë 1.1 kilometër. Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi anëtarit të Prizreni D&G, Kreshnik Mariqit, i cili me Yugon e tij u vonua për 03.851 sekonda në krahasim me fituesin. Ndërsa, podiumi u plotësua me anëtarin tjetër të HCR Gjakova, Besfort Hana, i cili garoi me Opel Astra dhe për 06.739 sekonda ishte më i ngadalshëm se Gola.

Ndërsa në plasmanin ekipor të parët u renditën auto klubi HCR Gjakova me 50 pikë, ndërsa në vendin e dytë auto klubi Prizreni D&G me 45 pikë dhe të tretin auto klubi Kaçandolli PRT me 37.5 pikë.

Kurse plasmani në kategori rezultatet janë këto. Në klasën e dytë i pari doli Milot Shaqiri ndërsa  i dyti Suhejb Vuqiterna. Kurse në klasën e tretë i pari doli  Jeton Qerimi, pastaj i dyti Foton Ferati dhe i treti Bashkim Memaj Në klasën e gjashtë i pari doli Gramos Binaku, ndërsa i dyti Alteron Sylmeta. Në klasën e shtatë i pari u rendit Kreshnik Mariqi dhe i dyti Enis Bajraktari. Kurse në klasën e tetë i pari doli Bujar Gola, pastaj i dyti Leutrim Bytyqi dhe i treti Alban Berisha. Ndërsa në klasën e 9 i pari u rendit  Besfort Hana , i dyti Valon Jaha dhe i treti Belkin Fazliu.

Gara ishte e mirë dhe çdo gjë shkoi ashtu siç ishte paraparë. Pati garues dhe vetura të përgatitura shumë mire kështu tha kryetari i komunës së Gjakovës i cili përcolli nga afër të gjithë garën.

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në javën e ardhshme me garën e disiplinës malore që do të mbahet në Pousko të Prizrenit./TV Syri Vision/