Gjakova
Shkronjat

Kryetari i Komunës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij, profesor dhe nxënës në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë ndezen qirinjë dhe përkujtuan 11 Shtatorin-tragjedinë e popullit amerikanë.

17 vjetori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua edhe në Gjakovë. Viktimat e atij sulmi u nderuan në këtë përvjetor nga nxënës dhe profesor të gjimnazit “Hajdar Dushi”  të cilët në mënyrë simbolike ndezën qirinjë për të përkujtuar tragjedinë e popullit amerikanë.

I pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorë.Me këtë rast Gjini tha se Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë Amerikës.

17 vite më parë u kryen sulmet terroriste në SHBA ku u shembën kullat binjake në Nju Jork me crast humbën jetën më shumë se 3 mijë qytetarë. Terroristët sulmuan me avionët e rrëmbyer kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Viktimat ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre ishin edhe tre shqiptarë./TV Syri Vision