Gjakova
Shkronjat

Elvira Gashi nëna 34 vjeqare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e lëkurës sot u nis për shërim  në Turqi. Kjo ndihmë iu ofrua asaj nga shoqata bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë në bashkpunim me shoqatën Humanizmi FFSH të cilët kanë marrë përsipër që ta dërgojnë Elvirën për mjekim në një spital atje.

Abdurrahman Bejtullahu  na tha se deri më tani janë mbledhur më shumë se 11 mijë euro, mirëpo kjo shumë nuk mjafton që të kryhet i gjithë mjekimi i saj.

Për transportin e saj u përkujdes njësia e QKMF-së në Gjakovë. Për të është hapur edhe një xhirollogari ku secili mund të ndihmojë. Llogaria bankare është hapur në NLB BANK me emrin : HUMANIZMI FFSH ndërsa numri i xhirollogarisë është : 1701017700005374. Andaj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë apelohen që të kontribojnë me qfarëdo shume, sepse një ndihmë sado e vogël për Elvirën dhe familjen e saj do të thotë shumë. Elvira u përshendet më fëmijët e saj me shpresën që të kthehet nga Turqia shëndoshë e mirë.