Gjakova
Shkronjat

Lëvizja FOL në  kuadër të aktivitetit komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse  ka  prezantuar në Gjakovë portalin  “Prokurimi I Hapur dhe Transparent” projekt ky I mbështetur nga USAID.

Preanztimin e këtij portal e bëri menaxheri I programeve në lëvizjen FOL, Jeton Zulfaj I cili tregoj se si erdhi derri tek ideja e krijimit të portalit si dhe cili është qëllimi I tij.

Nga ana tjetër koordinatorja e këtij projekti tha se ky portal është lansuar në korrik të këtij viti dhe të gjitha infromattat mblidhen në mënyrë automatike nga viti 2018.

Në portalin “Prokurimi I Hapur dhe Transparent” të gjithë të interesuarit mund të  gjejnë informata rreth kontratave publike të dhëna nga Republika e Kosovës. Ky aktivitet u zhvillua në hapësirat ë këshillit të veprimit rinor lokal ku përveq shoqërisë civile  të pranishëm ishin edhe zyrtarë të prokurimit në kuvendin komunal./TV Syri Vision