Gjakova
Shkronjat

Disa banorë të fshatit Rogovë e Hasit në komunën e Gjakovës, sot po qëndronin pranë këtij objekti në shenjë proteste ndaj Komisionit që u morr me emërtim të rrugëve.

Ata po pretendojnë se ky komision ka bërë ndryshimin e emrit të rrugës “Epopeja e Janarit 1999”, e cila ndodhet në këtë fshat. Prandaj erdhën që të takohen me këtë komision, i cili ndërkohë po mbante një mbledhje për shqyrtimin e ankesave që u dorëzuan deri më datën 3 shkurt të këtij viti.

Ata po thonë që sipas ligjit në këto emërtime, përparësi kanë dëshmorët e luftës.

Kësaj proteste, i’u bashkua edhe Zarife Morina nga Rogova e Hasit, të cilës në luftë ia vranë burrin dhe tre djemtë. Sipas protestuesve, këta dëshmorë, janë edhe arsyeja se pse kjo rrugë duhet të vazhdojë të mbajë emrin “Epopeja e Janarit 1999”.

Më pas banorët u pranuan për takim në zyrën ku po qëndronte Komisioni për emërtim të rrugëve. Pas kësaj, ata na treguan se komisioni u tha se nuk do të ketë ndryshim të emërtimit të kësaj rruge. Se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, e tha edhe kryetari i këtij komisioni. 

Ndryshe projekti për emërtimin e rrugëvë në komunën e Gjakovës, është donacion nga Komisioni Evropian. Ndërkaq një muaj më parë, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjakovë, Luan Gola, kishte treguar se gjithsej në zyren e tij ishin dorëzuar 150 ankesa, për të cilën arsye në Asamblenë Komunale ishte vendosur që Komsioni që u morr me këtë process të riaktivizohet./Tv Syri Vision/