Gjakova
Shkronjat

Në vazhdën e vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë sot ka vizituar shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari”.

Ai u takua me stafin menaxherial dhe mësimdhënësit për të parë nga afër punën që po bëhet, të arriturat dhe sfidat, por edhe për të krijuar një bashkëpunim më të mirë, në mënyrë që sipas tij me bashkëpunimin e të gjithë akterëve të arrihet synimi për ngritje të cilësisë në arsim.

Ndërsa drejtoresha Merita Bokshi gjatë prezantimit të të arriturave të kësaj shkolle përmendi edhe disa kërkesa.

Pas diskutimit me mësimdhënësit kryetari Gjini vizitoj kabinetet dhe ambientet tjera të kësaj shkolle,  ku u pa një angazhim i menaxhmentit, i mësimdhënësve, por mbi të gjitha i nxënësve të cilët përmes praktikës që bëjnë po përgatiten me kompetenca dhe shkathtësi të mjaftueshme, në mënyrë që pas mbarimit të shkollës të jenë të gatshëm për tregun e punës./TV Syri Vision/