Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka vizituar shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zjami” me ç’rast ka bashkëbiseduar me udhëheqësit e shkollës dhe mësimdhënësit për të arriturat dhe vështirësitë që hasen gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Gjini ka kërkuar që të shtohet dukshëm kujdesi ndaj mirëmbjajtjes së ambientit të shkollës si dhe të punohet me pozitivitet.

Kurse drejtori  Isuf Asllani tha se një kërkesë e domosdoshme është investimi në përmirësimin e infrastrukturës së shkolles. Por sipas tij nuk është vetëm krijimi i kushteve ajo që duhet të bëhet. Nevojitet një angazhim i gjithanshëm në çdo aspekt, në mënyrë që të arrijmë rezultatet që dëshirojmë.

Krejt në fund kryetari Gjini i përgëzoj mësimdhënësit për punën që po bëjnë dhe i porositi ata që profesionin ta marrin gjithmonë si të shenjtë dhe të ofrojnë dije e kompetenca të duhura për brezat e rinjë./TV Syri Vision