Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e arsimit Bernard Frrokaj dhe  bashkëpunëtorët vizituan edhe shkollën fillore  “Mustafa Bakija”.

Me këtë rast Gjini kërkoj nga mësimdhënësit që të respektojn rendin dhe ligjin si dhe të kenë kujdes të shtuar ndaj ambientit brenda dhe jashtë shkollës.

Në këtë takim u tha se arsimi cilësor i brezave të rinj është kriteri kryesor i shoqërisë në përgjithësi.

Mes falënderimesh drejtoresha Zana Kurtishi – Rudi përmendi disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet shkolla.

Ndër të tjera u tha se edukimi cilësor, disiplina, pastërtia dhe mbrojtja e ambientit janë disa nga kompetencat dhe rregullat që duhet ti ketë secila shkollë./TV Syri Vision/