Gjakova
Shkronjat

Me organizim të Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës, dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Komunës së Gjakovës, është mbajtur kampionati i 40-të i bodibildingut të Kosovës dhe njëkohësisht edhe ai mbarëkombëtar. Në hapje të këtij manifestimi presidenti i Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës, Esat Lata ka folur për historikun e bodibildingut të Kosovës deri në pranimin e saj në IFBB dhe sukseset e arritura më pas.

Gjakova është e nderuar që me këtë organizim i cili shënoj 40 vite të pandalshme të këtij sporti të jetë nikoqire u tha me këtë rast.

 

Para se badibilderët të fillonin garën, fillimisht Federata ndau mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontribut për katër dekada në këtë sport. Trofeun më të çmueshëm, atë të kampionit mbarëkombëtar në kategorinë absolute e fitoi prishtinasi Kushtrim Bajraktari, i cili po ashtu u shpall edhe kampion i Kosovës në kategorinë e bodibildingut në kategorinë deri në 90 kilogramë. 

Ndërsa në kategoritë tjera janë arritë këto rezultate:

Në kategorinë deri 20 vjeç u dallua Toni Krasniqi nga Rahoveci, ndërkaq në atë deri 23 vjeç në mesin e 5 garuesve vendin e parë e mori Elvir Krasniqi nga Prishtina. Në kategorinë mans fizik senior apo deri 164 cm kampion u shpall Besart Salihu nga Gjilani. Kurse në kategorinë mbi 178 cm më i miri u shpall Elvir Krasniqi nga Prishtina. Ndërsa në kategorinë 178 cm kampion u shpall Asaf Lluzhani nga Peja. Kurse, Elvir Krasniqi nga Prishtina u shpall kampion mbarëkombëtar në kategorinë mans fizik absolut. Ndërkaq, Flamur Gërbanci nga Gjilani u shpall më i miri në kategorinë klasike deri në 175 cm. Në kategorinë mans fizik klasik më i miri u shpall Agron Gashi nga Prishtina, i cili njiherit u shpall kampion edhe në atë klasike deri në mbi 180 cm. E në kategorinë e fizikusit të femrave ishte vetëm një konkurente , Holda Bills, e cila automatikisht u shpall kampione. Në kategorinë deri 70 kilogramë kampion u shpall Sejdi Jaha nga Peja, ndërsa në kategorinë e bodibildingut deri në 80 kilogramë, kampion u shpallë Burim Kastrati po nga Peja. Në kategorinë e bodiboldingur deri në 90 kilogramë më i miri doli Kushtrim Bajraktari nga Prishtina. Në kategorinë bodibilding deri në 100 kilogramë kampion u shpall Arsim Kullashi nga Peja, epitet që i takoi edhe në kategorinë e garuesve mbi 40 vjeç. Dy tituj i mori edhe Prend Duhani nga Peja, në kategorinë mbi 100 kilogramë dhe në kategorinë e mbi 50 vjeçarëve. Kjo garë u përcollë nga afër  nga një numër i madh i adhuruesve të këtij sporti të cilët ishin të pranishëm në sallë./TV Syri Vision/