Gjakova
Shkronjat

Këto mbeturina inerte apo mbetje shtëpiake të cilat janë hedhur nga qytetarë ndër vite  në periferi të qytetit të Gjakovës në drejtim të Rekës së Keqe kanë bërë që kjo pjesë të marrë një pamje të shëmtuar. Hiq më mirë nuk është situata edhe përskaj rrugës në afërsi të qendrës rekreative Shkugëza.

Përkundër aksioneve të shumta për pastrimin e mjedisit të cilat organizohen nga kuvendi komunal, kompania e mbeturinave “Çabrati”, organizata joqeveritare dhe shoqëria civile, qytetarët po vazhdojnë të hedhin mbeturina nga më të ndryshme si në qytet ashtu edhe në fshatëra të komunës së Gjakovës. Por jo vetëm në komunën e Gjakovës, mbeturinat janë dukuri shqetësuese për gjithë vendin në përgjithësi. E për të parandaluar një gjë të tillë qeveria e kosovës në bashkpunim me organizaten mjedisore “Let’s Do It Kosova” dhe akterët tjerë relevantë kanë filluar aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky që u zhvillua edhe në Gjakovë. Sipas zyrtarëve komunal të sektorit të mjedisit ky aksion do të zgjasë deri me 15 dhjetor dhe gjatë këtyre ditëve do të pastrohet cdo vend ilegal i mbushur me mbeturina.

Të inkorporuar në pastrimin e qytetit dhe fshatërave të Gjakovës përveq institucioneve qendrore dhe lokale janë edhe kompania e mbeturinave “Çabrati”zyrtarët e së cilës thanë seaksioni për pastrim është duke vazhduar.

Por një kontribut për zhvillimin e aksionit ta pastrojmë Kosovën është duke e dhënë edhe organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”.

Zyrtarët e këtyre institucioneve patën një mesazh për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Një pamje të mirë si kjo në qendër të qytetit nuk duhet lejuar që dora e njeriut ta shëmton me hedhje të mbeturinave. Andaj ajo që nevojitet më së shumti është vetëdijësimin I qytetarëve të cilët duhet të kursejnë mjedisin nga mbeturinat./TV Syri Vision/