Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot në vizitë ambasadorin e republikës së Sllovenisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shtetit slloven dhe shtetit të Kosovës, me theks të veqantë me komunën e Gjakvës.

Gjatë këtij takimi i pari komunës Ardian Gjini e ka njoftuar ambasadorin Bertoncelj me kapacitetet dhe mundësitë që ofron komuna e Gjakovës.

Nga ana tjetër, ambasadori Bertoncelj ka thënë se bashkërisht me kryetarin Gjini ka diskutuar ide dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit, të cilat edhe mund të realizohen në të ardhmen.

 Ndër të tjera u tha se komuna e Gjakovës është e hapur për të pritur investitorët potencial nga Sllovenia por edhe format tjera të bashkëpunimit./TV Syri Vision