Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e arsimit Bernard Frrokaj dhe  bashkëpunëtorët  vizituan shkollën “Antom Çetta” në fshatin Dol.

Fillimisht uroj nxënësit dhe pa nga afër ambientet e shkollës. Në takim me mësimdhënësit Gjini tha se duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj ambientit brenda dhe jashtë shkollës, mirëpo duke mos lënë anash edhe angazhimin.

Në mes falënderimesh drejtori Dukagjin Markaj tha se shkolla ka arritur të krijoj një infrastrukturë të një standardi të mirë të cilen po mundohemi ta mirëmbajmë.

Edhe drejtori i arsimit Bernard Frrokaj uroj mësimdhënësit për filimin e vitit shkollor duke thënë se arsimi cilësor i brezave të rinj është kriteri kryesor i shoqërisë në përgjithësi.Mes tjerash u tha se kjo shkollë ka përfituar një projekt nga ministria e zhvillimit ekonomik ku është dhuruar një kabinet i informatikës.Vlen të theksohet se tash së fundmi kuvendi komunal është duke investuar në ndërtimin e murit përreth oborrit të shkollës e poashtu edhe në rregullimin dhe ndërtimin e trotuarëve përskaj rrugës./TV Syri Vision/