Gjakova
Shkronjat

Ngrohtësisht  e pritën kryetarin  e komunës Ardian Gjinin, nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” me rastin vizitës e cila u bë në kuadër  të fillimit të vitit të ri shkollor.

Falënderues për vizitën e kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij u shprehën stafi drejtues i këtij institucioni.

Gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit Gjini duke folur për zhvillimet e arsimit, nuk la pa përmendur edhe infrastrukturën dhe mjediset shkollore për të cilat tha se do të investohet aty ku nevojitet.

Nga ana tjetër drejtori i arsimit Bernard Frrokaj tha se edukimi cilësor, disiplina, pastërtia dhe mbrojtja e ambientit janë disa nga rregullat që duhet ti ketë secila shkollë.Ai kërkoj anagzhim maksimal të mësimdhënësve për edukim sa më cilësor të brezave të rinj. Krejt në fund të këtij takimi drejtori dhe stafi i mësmdhënësve të  kësaj shkolle kishin përgatitur një dhuratë simbolike për kryetarin të cilin e falënderuan për vizitën./TV Syri Vision