Gjakova
Shkronjat

Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për tu regjistruar në fakultetin dhe drejtimin që e kanë përgjedhur, nesër duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit do të mbajnë provimin pranues për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit  për vitin akademik 2018/2019. 

Kandidatët do ti nënshtrohen procesit të provimit në orar të njëjtë dhe do të zhvillohet në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe atë të Filologjisë  Sipas stafit akademik në këtë afat të dytë do të regjistrohen vetëm 161 studentë.

Dushi tha se në këtë afat është një numër më i madh kandidatëve të cilët kanë aplikuar. Në mesin e 400 kandidatëve  këtë herë një interesim më të madh kanë shprehur edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshëevës.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet me 21 shtator në fakultetet përkatës si dhe në ueb-faqen e universitetit. Kandidatët që nuk pranohen mund të paraqesin ankesë më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Pas shqyrtimit të ankesave shpallja e rezultateve perfundimtare do të bëhet me 26 shtator./TV Syri Vision/