Gjakova
Shkronjat

Me rastin e fillimit të vitit shkollor, shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në fshatin Damjan II të Hasit priti për vizitë kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij.

Respektimi i rregullave, pastërtia dhe higjiena, motivimi dhe produktiviteti i vazhdueshëm ishin disa nga qështjet që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit.

Falënderues për këtë vizitë u shprehën stafi menaxhues i kësaj vatre arsimore.

Pasi të realizohen objektivat që ka kuvendi komunal nëpër të gjitha shkollat, atëherë do të vazhdohet me arritjen e qëllimeve tjera siç janë furnizimi i shkollave me mjete didaktike u tha me këtë rast./TV Syri Vision/