Gjakova
Shkronjat

Një vizitë në kuadër të fillimit të vitit shkollor kryetari i komunës Ardian Gjini e bëri edhe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska”.Fjalën të parën e morën nxënësit.

Fillimisht nxënësja Jona Bakalli prezentoj një historic të shkurtër të shkollës ku ajo vijon mësimet.

Nga ana tjetër drejtori Arbënor Poxhegu përmendi disa nga sukseset dhe projektet që janë realizuar në këtë shkollë.

Ashtu si në çdo institucion tjetër arsimor edhe këtu  kryetari Ardian Gjini ka theksuar që duhet të punojmë bashkë për të arritur standartin minimal nëpër të gjitha shkollat e komunës sonë.

U tha se shkolla „Mazllum Këpuska“ njihet si një ndër shkollat më të suksesshme të komunës sonë për arritje të sukseseve në nivel lokal dhe qëndror. Krejt në fund në shenjë falënderimi për vizitën kryetari Gjini pranoi disa dhurata nga nxëënsit dhe stafi drejtues, në mesin e tyre ishte botimi i parë të revistës „Shkëndija“, botim i vitit 1970./TV Syri Vision/