Gjakova
Shkronjat

Banorët e fshatit Firajë të komunës ë Gjakovës sot e pritën për vizitë kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte përurimi i rrugës në brendësi të fshatit gjatësia e së cilës është 500 metra.

Ky projekt kuvendit komunal i ka kushtuar 35 mijë euro.

Pëfundimit të këtij projekti i janë gëzuar banorët e lagjes të cilët treguan për mediumin tonë vështirësitë që i kanë hasur gjatë qarkullimit.

Gjatë ditës sotme i pari i komunës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka inspektuar edhe punimet në rrugën e fshatit Dobrigje me ç’rast është shtruar shtresa e parë e asfaltit ndërsa në ditët në vijim  pritet të përfundohet në tërësi. Një projekt tjetër që ka filluar është edhe rrregullimi i rrugës në fshatin Zhabel.Edhe këtu u bë insepktimi i punimeve nga kryetari Gjini i cili tha se së shpejti banorët e këtushëm do ti gëzohen asfaltimit të rrugës./TV Syri Vision/